English

Bin Laden në Facebook, mbi 1.000 miq në 1 muaj

Londër, 17 prill, NOA - Lajmi se më i kërkuari në botë Osama bin Laden ka një faqe në Facebook ka bërë tashmë xhiro në mbarë botën, ku sipas "The Sun" udhëheqësi i Al Kaedës ka një faqe në rrjetin shoqëror, përmes së cilës ndan me militantët video dhe parulla kundër Perëndimit.

Natën e kaluar, disa ekspertë të sigurisë u kanë bërë thirrje menaxherëve të Facebook në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbyllur faqen e udhëheqësit të dyshuar të Al Kaidës, të ashtuquajturin "udhëheqësi i muxhahidinëve", Osama Bin Laden.

"Bin Laden e ka hapur faqen një muaj më parë e tashmë mund të llogariten në gati një mijë miq", shkruan "The Sun".

Për fat të keq shërbimet sekrete nëpër botë, të cilët janë në kërkim të tij prej vitesh, në profilin e Bin Laden, që përmban mesazhe në arabisht dhe anglisht, nuk kanë vërejtur ndonjë shenjë se ku mund të jetë fshehur.

Në linkun e adresës ka vetë një emër: "Malet e botës".

a.k/NOA

KOMENTE