Romë, 17 prill, NOA - Fenomeni i përdorimit të drogës nuk është më shqetësues vetëm për moshat e reja, që shpesh herë janë të painformuar mbi problemet e saj, por t po bëhet fenomen në ‘modë' dhe për të moshuarit.
Sipas një studimi të bërë në Itali rezulton se numri i përdoruesve mbi moshën 65 vjeç është rritur gjatë viteve të fundit.
Regjistrat e vendit fqinj numërojnë rreth 10.000 pensionistë që përdorin kokainën, ose substanca të tjera ilegale si hashashi apo amfetamina.
Sipas ekspertëve rreziku më i madh për të moshuarit është efekti i drogës kur përzihet me ilaçe të tjera që mund të merren për sëmundjet e moshës. Kjo gjë shpesh sjell dhe koplas të gjithë sistemi nervor. Sipas studimet për shkak të rënies së organizmit, të moshuarit janë të varur nga droga sesa të rinjtë.
m.xh/NOA/ANSA