Tiranë, 17 prill, NOA - Problemet e shkaktuara nga hiri vullkanik në Islandë kanë rezultuar më të mëdha sesa pritej. Pas pezullimit të fluturimeve në Londër dhe në Budapest, Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot fluturimet dhe për tre linja ajrore me vendet e Bashkimit Europian
Sipas njoftimeve nga Aeroporti i Tiranës sot janë pezulluar fluturimet në e linjave ajrore për në Itali, Gjermani dhe Austri. Vendimi për pezullimin e fluturimeve ka ardhur nga drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA).
Dje në një njoftim zyrtar TIA bëri të ditur pezullimin e fluturimeve direkte për në Londër dhe Budapest.
Anulimi erdhi për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës.
m.xh/NOA