Prishtinë, 16 prill, NOA - Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës kanë bërë të ditur se të gjitha fluturimet për ditën e sotme janë anuluar, si pasojë e reve të hirit vullkanik, të shkaktuara nga vullkani në Islandë.
Drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës Agron Mustafa, tha se mbyllja e aeroporteve të shteteve më të cilat ishin planifikuar fluturimet për sot si Zvicra, Gjermania, Sllovenia etj, ka sjellë anulimin e fluturimeve dhe në Kosovë, raporton Europa e Lirë.
Mustafa ka thënë se në bazë të informacioneve të para nuk pritet fluturime brenda 18 orëve të ardhshme. Sipas tij, humbjet që i janë shkaktuar ANP-së vetëm gjatë ditës së sotme janë qindra mijëra euro.
NOA