English

Ministrat e Financave të BE, konsultë për rregullimin e tregut financiar

Madrid, 17 Prill - Me konsultimet për një rregullim më të fortë të tregut financiar, ministrat e financave të Bashkimit Europian vazhdojnë takimin e tyre në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Qëllimi është që të mbikëqyren koncernet që të mos bëhet e mundur më përsëritja e një krize globale, thuhet nga Madridi.

Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Barack Obama kërkon me ngulm lidhje më të ashpra për të ashtuquajturën tregti me derivatet,

raporton DW.

Letrat me vlerë të lidhura me pasuritë e patundshme ose me çmimet e lëndëve të para dhe kurset e aksioneve vlerësohen si shumë spekulative.

Rënia e vlerës së tyre ishte një nga arsyet kryesore për krizën financiare globale më të fundit.

KOMENTE