English

Olldashi e Pollo, të hënën bëjnë betimin

Tiranë, 17 prill, NOA - Dy ministrat e kabinetit qeveritar, Sokol Oldashi dhe Genc Pollo do të bëjnë të hënën betimin për marrjen e portofoleve të rinj ministror. Lajmi për zhvillimin e ceremonisë konfirmohet nga zyra e shtypit e presidencës, e cila sqaron se aktiviteti do të zhvillohet në orën 11.

Me ndryshimet e reja, Sokol Olldashi do të kryejë detyrën e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit. Kurse Genc Pollo, do të kryejë detyrën e ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

Më parë Oldashi ishte Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, kurse Pollo, Ministër i Shtetit pranë Kryeministrit.

m.xh/NOA

KOMENTE