English

Pezullimi i fluturimeve, Evropa angazhon më shumë trena

Romë, 17 prill, NOA - Vazhdon edhe më tej pezullimi i fluturimeve nga aeroportet evropiane, duke nxitur autoritetet që të shtojnë oraret e trenave për të siguruar në këtë mënyrë lëvizjen normale të qytetarëve.

Kjo pasi, edhe në këtë fundjavë pasagjerët duhet të përgatiten për pengesa të shumta të trafikut ajror në hapësirën evropiane, për shkak të reve të hirit nga vullkani që shpërtheu në Islandë.

Nga ana e tij, kontrolli i trafikut ajror në Gjermani i ka mbyllur të 16 aeroportet ndërkombëtare në vend deri të paktën këtë të shtunë në orën 14.

E njëjta gjë vlen edhe për Italinë veriore, ky mëse 6 milionë pasagjerë kanë anulluar fluturimet e tyre.

Ndërkaq, vazhdon të qëndrojë i paralizuar qendra më e rëndësishme e transportit ajtor në Evropë, aeroporti i Londrës, Heathrou.

Kurse në Islandë vullkani vazhdon të nxjerrë re gjigande avulli dhe hiri e sipas metereologëve në Rekjavik, nuk shihet që aktivitetet e vullkanit të pakësohen.

n.e/NOA

KOMENTE