Kapshticë, 17 prill, NOA, Update - Policia e Korçës ka zbardhur gjithë skemën e organizmit të operacionit që bëri të mundur sekuestrimin e 160 kilogramëve marijuanë, në pikën doganore të Kapshticës.
Operacioni i policisë ka bërë të mundur dhe kapjen e dy personave, të cilët ishin duke transportuar drogën në makinë. Ata janë; Blerim Sina dhe Arif Saliu. Operacioni i koduar "Palma" është zhvilluar mëngjesin e sotëm në orës 6:00 në Pikën e Kalimit Kufitarë Kapshticë.
Sipas policisë aksioni është kryer nga ana e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Qarkut Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
Kapja e drogës është bërë në automjetin tip furgon me targa EL 3471 C, në pronësi të 35 vjeçarit Blerim Sina, lindur ne Elbasan dhe banues në Balldren të Elbasani. Gjithashtu është bërë i mundur dhe arrestimi i 38 vjeçarit, Arif Saliu, lindur në Elbasan dhe banues në Pajovë të Peqint. Sipas njoftimit të policisë, Sali ka qenë dhe më parë i dënuar për falsifikim.
Mësohet se droga ishte fshehur në një makinë dhe kishte si destinacion Greqinë
m.xh/NOA