English

Sejdiu në varrimin e Kazinskit, niset me makinë

Prishtinë, 17 Prill NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka udhëtuar për në Poloni, ku të dielën pritet të marrë pjesë në varrimin e presidentit të Polonisë, Lech Kaçzynski. Ky i fundit, bashkë me bashkëshorten Maria dhe 94 të tjerë, javën e kaluar e humbën jetën në një aksident ajror në Rusi. Lajmin e konfirmoi zyrtarisht këshilltari i presidentit, Xhavit Beqiri, i cili ka bërë të ditur se presidenti Sejdiu po shoqërohet nga këshilltarët e tij.

Ndërkohë, presidenti Bamir Topi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Poloni gjatë ceremonisë mortore. Ceremonia e varrimit të presidentit Kazcynski zhvillohet nesër. Pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar shumë presidentë dhe drejtues të tjera botërorë, përfshirë presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

Por një numër i tyre mund ta anulojnë pjesëmarrjen për shkak të vështirëve që janë krijuar me fluturimet e aeroplanëve, pasi një re gjigante e pluhurit nga vullkani që shpërtheu në Islandë e ka mbuluar një pjesë të Evropës. Shkak për anulimin e udhëtimit është hiri vullkanik që ka penguar me dhjetëra fluturime në të gjithë Evropën.

Presidenti i Polonisë, Kazcynski humbi jetën në një aksident ajror në Rusi, të shtunën e kaluar. Në këtë fatkeqësi humbë jetën edhe 95 persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe bashkëshortja e presidentit Kazcynski, shefi i ushtrisë polake, shefi i shërbimit informativ, guvernatori i shtetit dhe shumë zyrtarë të tjerë. /KosovaPress/ Express/ rfe/

KOMENTE