Kohat, (Pakistan), 17 prill, NOA - Dy shpërthime të njëpasnjëshme kanë shkaktuar të paktën 20 të vrarë dhe 30 të plagosur në një pikë ku UNHCR regjistron refugjatët në veriperëndim të Pakistanit.
Shpërthimi i parë në ndodhi në një nga lagjet e qytetit Kohat, ku reth 300 njerëz shkuan të marrin ndihma humanitare, raportojnë mediat ndërkombëtare. Ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi kur njerëzit tjerë u tubuan për t'i ndihmuar të plagosurve.
NOA