Londër, 17 prill, NOA - Konservatorët e Devid Kamerun duket se janë në krye të preferencave të tjera të anglezëve lidhur me zgjedhjet e afërta që do të mbahen në këtë vend.
Një fakt të tillë e pohon sondazhi më i fundit, publikuar prej YouGov në Britani, ku konservatorët në opozitë arkëtojnë 33 përqind të preferencave, duke zbritur me 4 përqind nga një sondazh i mëparshëm.
Ndërsa laburistët e kryeministrit Braun preferohen nga vetëm 28 përqind e anglezëve, duke u renditur pas liberal-demokratëve, të cilët janë edhe surpriza e këtij sondazhi, ku ata paraqiten me 30 përqind, duke dalë forca e dytë politike në vend.
Pak ditë më parë në Britani është zhvilluar debati i parë televiziv mes udhëheqësve të tri partive kryesore, i cili pati 10 milion teleshikues, pra 20 % të elektoratit dhe është cilësuar si historik.
Sondazhet menjëherë pas programit shpallën fitues liderin e Liiberal Demoratëve Nick Clegg, partia e të cilit mund të ruajë ekuilibrin në pushtet pas zgjedhjeve.
Dy debate të tjera priten të mbahen para zgjedhjeve te 6 majit.
n.e/NOA