Madrid, 17 prill, NOA - Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, ministrat e Financave të vendeve të Bashkimit Europian vazhdojnë edhe sot konsultimet për një rregullim më të fortë të tregut financiar.
Qëllimi është që të mbikqyren koncernet që të mos bëhet e mundur më përsëritja e një krize globale.
Ky ka qenë komunikimi zyrtar i bërë nga Madridi lidhur me një fakt të tillë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Barak Obama kërkon me ngulm lidhje më të ashpra për të ashtuquajturën tregti me derivatet.
Ndërkaq, letrat me vlerë të lidhura me pasuritë e patundshme ose me çmimet e lëndëve të para dhe kurset e aksioneve vlerësohen si shumë spekulative.
Rënia e vlerës së tyre ishte një nga arsyet kryesore për krizën financiare globale më të fundit.
n.e/NOA