English

Topi anulon vizitën në Poloni

Tiranë, 17 prill, NOA - Presidenti i Bamir Topi ka anuluar vizitën e tij në Poloni, ku do të merrte pjesë në varrimin e presidentit Leh Kazçinski. Shkak për anulimin e vizitës së kreut të shtetit është bërë situata e krijuar nga hiri vullkanik në Europë, si pasojë e shpërthimit të vullkanit në Islandë.

Avioni me të cilin do të udhëtonte kreu i shtetit, nuk u lejua të ngrihej nga Aeroporti i Rinasit, nga autoritetet e aeroportit duke e cilësuar situatën si jo normale për udhëtime.

Ndërkohë që dhe kryeministrit Berisha për shkak të kohës së keqe ndodhet në Vjen, pasi udhëtoi me makinë nga Brukseli drejt Austrisë. Por pezullimi i fluturimeve ka bërë që Berisha të qëndrojë në Austri.

m.xh.NOA

KOMENTE