Vjenë, 17 Prill NOA - Kryeministri Sali Berisha është takuar me ish-kryetarin e Partisë Socialiste dhe ish kryeministrin Fatos Nano. Biseda informale po vazhdon edhe në këto momente dhe po kryhet në Vjenë, konfirmojnë burime pranë takimit.
Mësohet se tema kryesore të bisedimeve janë zhvillimet në Partinë Socialiste dhe në tërësi zhvillimet politike në vend.
Dorëzimi i Pyetësorit nga Berisha në Bruksel, vizita dhe takimet që kryeministri zhvilloi në kryeqytetin belg dhe çështjet që lidhen me integrimin, ishin temat kryesore të takimit të zhvilluar.
Ndërkohë një çështje që është diskutuar shumë, ishte aho e heqjes së vizave për Shqipërinë me vendet e Bashkimit Evropian.
"Unë jam i preokupuar për çështjen e liberalizimit të vizave, ecurinë e saj dhe hapat që po ndiqen", ka deklaruar Nano në takimin me Berishën, bëjnë të ditur burime pranë takimit.
Mësohet se Nano ka marrë informacione të plota nga kryeministri Berisha lidhur me fazat e procesit të liberalizimit të vizave.
Ai e ka informuar Nanon me faktin se brenda pak javëve në vazhdim, e pritshme për në maj, referuar zyrtarëve evropianë, do të shpallet propozimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.
Më tej në një takim të paraparë për më 2 qershor 2010, në Sarajevë, pritet të merret edhe vendimi.
Ndërsa në muajt në vazhdim, mbetet për t'u ekzekutuar në vendkalimet kufitare, vendimi i BE për të hequr vizat për shtetasit shqiptarë të pajisur me pasaporta biometrike.
l.n/NOA
Lexoni edhe: Nano-Berisha-Meta, batuta dhe përqafime në takim
Nano: PS është në hall, po rikthehem për të papriturën e radhës