Varshavë, 17 prill, NOA - Dhjetëra mijë njerëz vërshuan sot në qendër të Varshavës në ceremoninë publike përkujtimore për presidentin e ndjerë Leh Kazçinski, gruan e tij Maria dhe 94 të tjerët që e humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit në Rusinë lindore një javë më parë.
Para tubimit në sheshin "Pilsudski", me sirena dhe këmbana në orën 8:56 sipas kohës lokale u përkujtua momenti i të rrëzimit të aeroplanit në Smolensk.
Përkundër problemeve me trafikun ajror, zyrtarët thanë se ende askush nuk e ka anuluar pjesëmarrjen, ndërsa disa udhëheqës shtetesh janë zotuar se në varrim do të udhëtojnë me makina.
NOA