Anulohen 16 mijë fluturime S'ka fluturime në Tiranë Topi anulon vizitën në Poloni Ndalen fluturimet në Prishtinë Si po përhapet hiri vullkanik Evropa po gëlon nga trenat Shtyhet varrimi i Kandiskit Hiri, më i lehtë nga ç'pritej Kompanitë ajrore: Sa po humbim English Version subscribers only
Tiranë, 18 Prill NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se të dielën, më 18 prill 2010, janë anulluar të gjitha fluturimet në aeroport për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Fluturimet janë anulluar deri në një njoftim të dytë, i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Fluturimet e planifikuara për ditën e dielë ishin gjithsej 48 ku 24 nisje dhe 24 mbërritje. "Pasagjerët këshillohen të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre", - i thanë agjencisë NOA, burimet zyrtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Sakaq, duke theksuar faktin se 48 fluturimet e programuara për ditën e sotme janë anulluar deri në një njoftim të dytë, TIA thotë se do t'i mbajë pasagjerët e informuar për zhvillime të tjera.
e.r/NOA