English

Barroso: Hetime për anulimin e fluturimeve në Europë

Bruksel, 18 prill, NOA - Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, me anë të një deklarate ka kërkuar hetime lidhur me humbjet e ekonomive të Bashkimit Evropian, në vlerë prej miliarda dollarësh, nga anulimi i fluturimeve. Reagimi i Barrosos ka ardhur pas ankesave të kompanive për humbje prej miliona eurosh në ditë, raporton Europa e Lirë.

Ky është bllokimi më i madh i hapësirës ajrore prej sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.Raportohet se kompanitë ajrore humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, derisa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

Agjencia evropiane për kontrollin e aviacionit raportoi se vetëm 4 mijë fluturime priten sot, kryesisht në vendet e Ballkanit, në Greqi dhe Turqi, krahasuar me numrin e fluturimeve që është 24 mijë, në kushtet normale.

Sipas agjencisë, 63 mijë fluturime janë anuluar në hapësirën ajrore evropiane prej të enjtes.

NOA

KOMENTE