English

Çokollata e zezë bën mirë për mëlçinë

Barcelonë, 18 prill, NOA - Çokollata e zezë bën mirë për mëlçinë, sidomos në rastet e cerozës së mëlçisë, pasi ajo ul presionin dhe zvogëlon dëmtimin e enëve të gjakut.Ky përfundim ka dalë nga një kërkim në një klinikë spitalore në Barcelonë të Spanjës, drejtuar nga doktor Andrea De Gottardi dhe paraqitur në takimin e Vjenës së Shoqërisë Evropiane të Studimeve të mëlçisë.

Doktor Gottardi dhe kolegët e tij kanë shqyrtuar 21 pacientë të sëmurë me cerozën e mëlçisë, duke i ndarë ato në 2 grupe. Grupi i parë, prej 10 personash, merrte një vakt të lëngshëm me çokollatë të zezë. Grupi i dytë, prej 11 personash, në vend të këto racioni, hanin një vakt me çokollatë të lëngshme të bardhë, pa përbërje kakaoje.

Pas 30 minutash të konsumit të ushqimit, të sëmurëve u është matur presioni i gjakut në mëlçi (hipertensioni portal). Nga kjo u konstatua se të sëmurët e grupit të parë treguan vlera më të ulëta.

Siç shpjegohet nga mjekët, "merita e këtij përfitimi është antioksidanti i çokollatës, në gjendje për të ulur tensionin e gjakut pas drekës në gjak në zonën e barkut. Kjo zonë është veçanërisht e ndjeshme te njerëzit me cerozë: enët e gjakut në mëlçitë e tyre janë të dëmtuara nga sëmundja, dhe një furnizim me bollëk i gjakut shumë të shkaktojë lëndime të mëtejshme".

"Çokollata e zezë mund ta mbrojë mëlçinë nga presionet e mëtejshme dhe të ndihmojë në shëndetin e pacientëve", përfundojnë studiuesit.

a.k/NOA

KOMENTE