English

Gruevski i kënaqur me Ali Ahmetin

Shkup, 18 prill, NOA - Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski e vlerëson si të arsyeshme dhe të pjekur deklaratën e djeshme të partnerit të tij shqiptar të koalicionit, Ali Ahmeti, se nuk do të largohet nga qeveria nëse edhe deri në qershor nuk zgjidhet problemi rreth emrit me Greqinë.

Sipas Gruevskit, largimi nga qeveria nuk do të zgjidhë problemet shumë-vjeçare, por dialogu dhe bisedimet e pranueshme janë zgjidhja e vetme.

"Largimi i kujtdo nga qeveria nuk do të zgjidh problemet tani më 20-30 vjeçare. Duhet të ulemi në bisedime të arsyeshme që të gjejmë zgjidhje, kjo është edhe në fakt ajo çfarë bëjmë. E jo të bëjmë akrobacione politike duke hyrë, dalë, me kërcënime apo presione, prandaj kjo është një deklaratë mjaft e pjekur", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

NOA-INA

KOMENTE