Tiranë, 18 prill, NOA - Për drejtuesit e Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste kongresi që po zhvillohet këto momente, nuk po bën analizat e duhura. Deputeti i PS-së, Andis Harasani tha se përveç faktit që nuk po u jepet falja deputetëve që përfaqësojnë mendimin ndryshe, në kongres nuk po "analizohet se çfarë shkoi keq gjatë kësaj kohe".
Ai u shpreh për mediat se kongresit dhe drejtuesit e tij "harruan kutitë". Deputeti i PS-së theksoi se drejtuesit e selisë rozë po japin dhe një model të keq me futjen në parti të njerëzve që më parë e kanë sulmuar atë.
"Nuk di se çfarë shembulli i jepet partisë me marrjen e disa figurave që kanë qenë edhe më të ashpër sesa Partia Demokratike", tha Harasani në një prononcim për "OraNews".
m.xh/NOA