Tokio, 18 prill, NOA - Hiri vullkanik përveçse kaosit të shkaktuar në fluturimet ajrore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shtyrë për në 3 tetor Çmimin e Madh të Japonisë, garën e dytë të MotoGP që ishte programuar fillimisht për të dielën e ardhshme.
Kjo pasi problemet e shkaktuara nga reja e vullkanit islandez kanë bindur organizatorët e Dorna për të spostuar garën japoneze, ndërsa për skuderitë do të ishte shumë e komplikuar për të shkuar në Azi.
Nga ana tjetër, shpërndarja e hirit vullkanik nëpër qiejt e Evropës i shkaktuar nga vullkani në Islandëm rrezikon edhe gjysmëfinalet e Champions League dhe Europa League, të cilat anë parashikuar për javën e ardhshme.
UEFA ka dalë në mbrojtje të skuadrave që do luajnë në transfertë dhe që mund të përballen me shumë vështirësi për të arritur në fushën kundërshtare.
Ndeshjet parashikohen të luhen mes Barcelonës dhe Interit në Milano për gjysmëfinalen e parë të Champions, ndërsa Lioni duhet të luajë në gjysmëfinalen tjetër në fushën e Bajernit të Mynihut.
Kurse për gjysmëfinalen e Europa League, të enjten do të luhet Liverpool-Atletico dhe Fulham-Hamburg.
n.e/NOA