Gjirokastër , 18 prill, NOA - U fut në shtëpinë e komshiut përmes dritares së dhomës së gjumit, e cila ishte e hapur në kohën e drekës dhe arriti të vjedhë aty 1 milionë lekë, ndërsa është pikasur nga e zonja e shtëpisë teksa arratisej që s'ka mundur ta kapë dot pasi hajduti u hodh nga dritarja dhe u largua me vrap.
Por arratia e tij nuk vazhdoi shumë, pasi ai u arrit të kapej në flagrancë nga forcat e policisë, ndërsa ishte fshehur tek shtëpia e një kushëriri të tij.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin me inicialet M.Z, lindur dhe banues në fshatin Andon Poç të Gjirokastrës, për të cilën forcat policore sqarojnë se me anën e një leve hekuri, ky person ka shpërthyer drynin e valixhes ku ka vjedhur aty shumën prej afro një milion lekë të vjetra.
Ndërkaq, materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes".
n.e/NOA