English

Kërkon të rrijë në burg për të mos u zënë me gruan

Napoli, 18 prill, NOA - Një i dënuar me arrest shtëpie është paraqitur në policinë e Napolit në Itali duke kërkuar që të kthehet në burg pas grindjeve me gruan.

Giovanni Boccia, 34 vjeç i dënuar për vjedhje ka bërë të qartë se donte të shkonte më mirë në burg në vend të qëndrojë në shtëpi, ku i duhet të jetojë me gruan me të cilën grindej vazhdimisht.

Ai ka qëndruar i vendosur në kërkesën e tij edhe pasi policia e paralajmëroi atë për veprimin që po bënte.

a.k/NOA

KOMENTE