English

Kinë, 1706 të vdekur nga tërmeti

Kinë, 18 prill, NOA - Numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti i së mërkurës, në pjesën veriperëndimore të Kinës, ka arritur në 1706, raportoi sot agjencia zyrtare e lajmeve, Hsinhua.

Ndërsa të zhdukur konsiderohen 256 të tjerë. Tërmeti, që ishte i intensitetit 7.1 shkallë goditi të mërkurën një rajon malor jo larg Tibetit, të banuar kryesisht me popullatë tibetiane dhe mongole.

Një numër i madh i shtëpive është shkatërruar dhe aportohet se afro 100 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi.

NOA

KOMENTE