Tiranë, 18 prill, NOA - "Partia Socialiste në kongresin e sotëm u dëshmoi të gjithëve se është një parti e përgjegjshme, e cila di të absorbojë më së miri nevojën për një reflektim të brendshëm dhe se diti më së miri të dëshmojë se di të pranojë mendimin ndryshe.
Një deklaratë të tillë, e ka bërë me dije në përmbyllje të kongresit të socialistëve, sekretari organizativ në selinë rozë, Blendi Klosi
Sipas tij, "PS dëshmoi në vendimmarrjen e saj se nevojës së saj për reformimi i bashkëngjitet kërkesa e saj për të forcuar radhët për një luftë të vazhdueshme me qeverinë aktuale".
Më tej, Klosi bëri me dijeni se "reformat strukturore të partisë që bëhen në kuadrin e forcimit të forumeve të saj, do të bëjnë të mundur që PS në përballjen e ardhshme elektorale të jetë gjithmonë e më shumë e përgatitur".
"Po ashtu në rezolutën e miratuar nga kjo parti, në këtë Kongres, PSSH ravijëzon dhe njëherë kërkesën e vazhdueshme të gjithë mbështetësve, elektoratit të PS për një luftë të papajtueshme me regjimin e Sali Berishës", përmbylli deklaratën e tij, Blendi Klosi.
n.e/NOA