English

Kongresi i PS-së, dokumentar për bojkotin dhe akuzat e Berishës

Tiranë, 18 prill, NOA, Update - Me anë të një dokumentari filmik Partia Socialiste ka bërë historikun e gjithë aktivitetit të saj pas zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009. Materiali filmik përfshinë gjithë procesin e ndjekur pas daljes së rezultatit, duke u ndalur gjatë në atë që cilësohej si "ndërrim i mendjes së Ilir Metës për vjedhjen e zgjedhjeve" dhe bashkimin e tij me Partinë Demokratike në qeverisje.

Më pas dokumentari i PS-së bën një pasqyrë të gjithë akuzave që kryeministri Sali Berisha ka bërë gjatë kësaj kohe ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Fjalimet e kryeministrit në Kuvend janë cilësuar dhe një herë si dhunë verbale. Ndërsa në dokumentar janë pasqyruar dhe kërcënimet që sipas PS-së qeveria u ka bërë biznesmenëve të që janë afër Partisë Socialiste.

m.xh/NOA

KOMENTE