Anulohen 16 mijë fluturime S'ka fluturime në Tiranë Topi anulon vizitën në Poloni Ndalen fluturimet në Prishtinë Si po përhapet hiri vullkanik Evropa po gëlon nga trenat Shtyhet varrimi i Kandiskit Hiri, më i lehtë nga ç'pritej Kompanitë ajrore: Sa po humbim
English Version subscribers only
Uashington, 18 Prill NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në funeralin e presidentit polak KaczyÅ„ski për shkak të hirit të vullkanit që ka bllokuar fluturimet në pjesën veriore të Evropës.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë tv shtetëror polak, nuk do të marrë pjesë në funeralin e presidentit të ndjerë, për shkak të hirit vullkanik që ka paralizuar udhëtimin ajror në pjesën veriore të Evropës.
Nga shtetet shqiptare, presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ka vendosur të jetë i pranishëm duke udhëtuar në rrugë tokësore për në Varshavë kurse presidenti i Shqipërisë Bamir Topi zgjodhi të mos niset për në Poloni nisur nga pamundësia për të udhëtuar në linjë ajrore.
Varrimi i presidentit polak ishte vendosur të bëhej të shtunën por u shty për sot pikërisht për shkak se shumë fluturime janë anuluar që kur pak ditë më parë shpërthimi i vullkanit në Islandë solli krijimin e një hiri në qiell që vazhdon të përhapet duke penguar fluturimet e avionëve.
a.k/NOA