English

Socialistët mbledhin kongresin e jashtëzakonshëm

Tiranë, 18 prill, NOA - Partia Socialiste mbledh sot në Pallatin e Kongreseve, kongresin e jashtëzakonshëm. Forumi më i lartë i PS-së do të marrë në shqyrtim ndryshimet në statutin e partisë, ndërsa një tjetër pikë kryesore e tij do të jetë diskutimi për programin.

Është parashikuar që kongresi të votojë për ndryshimet statutore.

Pjesa që ka të bëjë me programin do të jetë një aprovim formal i pikave kryesore.

Dokumenti programor do të vijoi më pas të diskutohet dhe plotësohet në takimet me bazën që do të zhvillojnë drejtuesit e Partisë Socialiste.

Kongresi do të nisë me fjalën e kryetarit Edi Rama. Një tjetër pikë e rëndësishme ku do të fokusohet kongresi është dhe kriza ekonomike.

Gjithë debatet dhe fjalimet në kongres do të përqendrohen në krizën ekonomike dhe problemet me demokracinë në vend dhe votën e lirë.

m.xh/NOA

KOMENTE