English

Vullkani, nesër sërish re hiri. BE: Vetëm gjysma e fluturimeve

Romë, 18 prill, NOA - Bllokimi i trafikut ajror në pjesën më të madhe të Evropës ka arritur në ditën e katërt dhe disa kompani ajrore si Klm, Lufthansa, Air France, kanë vendosur të kryejnë fluturime provë, pa udhëtarë për të parë nëse kushtet e motit mund të lejojnë rifillimin e fluturimeve.

Sot në Evropë janë anuluar rreth 20000 fluturime, sipas vlerësimit të dhënë nga Eurocontrol (Agjencia Evropiane për kontrollin dhe sigurinë e trafikut ajror).

Me fluturimet e sotme, sipas një deklarate të lëshuar nga Eurocontrol, shifra e fluturimeve të anuluara që nga data 15 prill pas hirit vullkanik nga Islanda, shkon në rreth 63.000.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian njofton se nesër do të realizohet vetëm gjysma e fluturimeve.

"Ne po punojmë për një zgjidhje reale që gradualisht të hapet hapësira ajrore evropiane", tha sekretari për Çështjet Evropiane Garrido Diego Lopez, duke folur në emër të presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.

"Nesër, - shtoi Lopez, - gjysma e fluturimeve do të veprojnë në Evropë, sepse një hiri vullkanik është duke lëvizur drejt Lindjes së Veriut".

Meteorologët flasin për një ulje e mundshme të hirit vullkanik nga e marta dhe më pas.

a.k/NOA

KOMENTE