Bochum, 18 prill, NOA - Një grua gjermane e frikësuar nga një "zhurmë e çuditshme" që vinte brenda apartamentit të saj ka lajmëruar menjëherë policinë.
Dhe zhurma e çuditshme e dëgjuar dhe përmes telefonit ka bërë që policia të dërgojë një patrullë në shtëpinë e gruas.
Zyrtarët e policisë kanë shkuar në vend dhe pas një kontrolli në shtëpi kanë konstatuar se "zhurma e çuditshme" vinte nga një vibrator që ishte nën disa rroba, të cilat ajo i kishte lëvizur pak më parë, thuhet në raportin e policisë. Duke i uruar gruas një natë të mirë agjentët e policisë janë larguar.
a.k/NOA