Prishtinë, 19 prill, NOA - Komiteti ushtarak i Aleancës së Atlantikut, i kryesuar nga admirali Xhanpaolo di Paolo dhe komandanti i forcave të bashkuara aleate në Napoli, admirali Mark Ficxherald, sot do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë.
Lajmi është bërë me dijeni nga forcat e KFOR-it në Kosovë, sipas të cilave komiteti ushtarak i NATO-s do të takohet me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler, dhe me udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Qëllimi i kësaj vizite të admiralëve të NATO-s bëhet me dijeni se është ai i bindjes së anëtarëve të Komitetit ushtarak për zhvillimin pozitiv të situatës në Kosovë.
n.e/NOA