English

Berisha: Marrëveshjet e mia me Nanon, i kanë shërbyer vendit

Tiranë, 19 prill, NOA Update - "Eshtë e vërtetë se kundërshtitë e mia me Nanon kanë qenë të panumërta, por marrëveshjet tona i kanë shërbyer të mirës së vendit, siç i shërbeu marrëveshja me Ramën, integrimit tonë në NATO".

Kështu i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, se është pikërisht ai që e shfaq Nanon në skenën politike.

"Fatos Nano, dua unë apo jo, është lideri historik i së majtës shqiptare. Dhe e majta shqiptare është një realitet madhor i politikës në Shqipëri. Në takimin me Nanon kishte respekt pikërisht për këtë", konfirmoi kreu i qeverisë.

Duke shtuar më tej, se marrëveshja e përfolur e tij 20-vjeçare me Nanon, mbetet vetëm një trillim.

n.e/NOA

KOMENTE