English

Berisha: Momenti i dorëzimit të Pyetësorit, solemn dhe emocionues

Tiranë, 19 prill, NOA - Vizita e delegacionit shqiptar, kryesuar nga kryeministri Sali Berisha, gjatë datave 14-15 prill në Bruksel ka qenë më e rëndësishmja dhe historike për popullin shqiptar.

Kështu e ka cilësuar vizitën e tij në selinë e Komisionit Evropian, vetë kryeministri shqiptar, gjatë një konference për shtyp, në të cilën ai po tregon të gjitha detajet e saj si edhe pritjen që iu bë nga pala evropiane në momentin e dorëzimit të Pyetësorit, të plotësuar nga pala shqiptare.

"Momenti i dorëzimit të Pyetësorit ishte një moment solemn dhe emocionues jo vetëm për ne, por edhe për palën evropiane", tha Berisha, duke komentuar çastin e dorëzimit të dokumentit të cilin e cilësoi si "libri më voluminoz i shtypur ndonjëherë në historinë e këtij vendi".

Duke treguar eksperiencat e tij të para politike në krye të vendit, Berisha tregoi sesi në takimet e para me palën evropiane, vendi kishte një pagë mesatare për qytetarët e tij vetëm 6 dollarë dhe ishte në një nga periudhat më të errëta të tij.

"Gjatë vizitës sime të parë në Bruksel, vendi ndodhej shekuj larg anëtarëve të Bashkimit Evropian", rrëfeu kryeministri.

Duke vijuar se udhëtimi 18-vjeçar i Shqipërisë, paskëtaj, nuk ka qenë aspak i lehtë, dhe me mundime e sakrifica, por një udhëtim që Berisha e cilësoi si "të sigurt dhe të suksesshëm".

"Pas 18 vitesh, unë në Bruksel përfaqësova një vend anëtar të NATO-s dhe që ka përmbushur pikat e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe për të cilin në 16 nëntor u vendos nga vendet e BE-së që të çeleshin dyert e integrimit të tij në plotë në Bashkimin Evropian. Përfaqësoja një vend që zhvilloi zgjedhje të lira e të ndershme dhe që disponon institucione funksionale dhe ekonomi që i rezistoi cunamit financiar global", tha ndër të tjera kryeministri ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE