English

Berisha për udhëtimin: Siamez me integrimin në BE

Tiranë, 19 prill, NOA Update - "Udhëtimi im me makinë, nga Brukseli në Tiranë, përmes 7 shtetesh, ishte udhëtim siamez me atë të shqiptarëve drejt Evropës, i sigurt dhe i lodhshëm, por i suksesshëm".

Kështu e ka komentuar udhëtimin e tij të gjatë me makinë, shkaktuar nga ndërprerja e fluturimeve ajrore për shkak të hirit vullkanik nga Islanda, kryeministri Berisha gjatë konferencës së tij për shtyp.

"Ishte një udhëtim i lodhshëm, por i sigurt dhe i suksesshëm pasi kjo qe mundësia e vetme që unë të vija këtu. Falënderoj autoritetet e 7 vendeve në territorin ku kalova për lehtësitë që më krijuan dhe bëjnë që udhëtimi im të ishte i rrufeshëm", tha Berisha.

Duke shtuar me të qeshur në fund se se ky mund t'i përshtatet vargjeve "7 male kaptuar" të një kënge të njohur. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE