Spanjë, 19 Prill NOA Update - Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në botën e boksit. 28 vjeçari nga Venezuela Edwin Valero është vetëvrarë në burgun e Valencias.
Valero gjendej atje pasi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij vikendin e kaluar. Boksieri me këtë akuzë ishte arrestuar ditën e diel në mëngjes dhe me sa bëhet e ditur ai është vetëvrarë mbrëmjen e asaj dite.
Në karrierën e tij numërohen rreth 27 suksese të cilat ai i kishte fituar me ko.
Në vitin 2006 fitoi titullin në peshat Wba dhe po në të njëjtin vit arriti të kurorëzohej dhe me titullin e peshave të lehta në kategorinë e Wbc.
r.b/NOA