English

E rrallë, 61 vjeçarja kërcënon me vdekje komshiun

Durrës, 19 prill, NOA - Një denoncim jo i zakontë ka mbërritur në komisariatin e policisë së Durrësit nga një burrë 60 vjeçar. Në padinë e tij, personi me inicialet, P. S, lindur në Durrës dhe banues në lagjen Nr. 17 të këtij qyteti, ka paditur komshien e tij se e ka kërcënuar për jetën.

Fakti që personi që kish bërë kërcënimin ishte një femër është cilësuar si jo zakonshëm nga policia, por edhe më interesant ka qenë fakti se autorja është një grua 61 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në lagjen Nr. 17 dhe sipas raportit zyrtarë të policisë kërcënimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Personi që ka bërë kërcënimin është shtetasja me inicialet S. Z lindur në Skrapar dhe banues në Durrës.

Policia sqaron se materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit.

m.xh/NOA

KOMENTE