English

Facebook mbyll faqen e Osama bin Laden

Uashington, 19 prill, NOA - Facebook mbyll faqen që mbante emrin e Osama bin Laden. Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënës i rrjetit social Facebook, i cili pohon se kërkon që të ndërhyhet sa më shpejt kur jemi në dijeni të fakteve të tilla.

Faqja, e hapur ndoshta dhe nga ndonjë simpatizant i Bin Laden, kishte në profil foton e "udhëheqësit të muxhahidinëve" dhe në linkun e adresës ishte shkruar vetëm: "malet e botës".

Mbi një mijë frekuentues të Facebook ishin regjistruar si miq të kreut të Al Kaedës.

Mesazhet e postuara qenë më së shumti në arabisht.

Faqja, e cila u hap më 25 mars, u zbulua nga disa media dhe disa ekspertë të sigurisë u bënë thirrje menaxherëve të Facebook në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbyllur faqen e udhëheqësit të dyshuar të Al Kaedës.

a.k/NOA

KOMENTE