Rethimno, 19 Prill NOA - Një 44 vjeçar shqiptar gjeti vdekjen sot në mesditë në Greqi si pasojë e një aksident në punë, raporton korrespondenti i Agjencisë NOA.
Ngjarja ndodhi në qytetin Agonia të Rethimnos, kur 44-vjeçari shqiptar, emigrant i rregullt që jetonte prej shumë vitesh në Greqi, humbi ekuilibrin dhe ra nga ndërtesa ku punonte duke marrë plagë vdekjeprurëse.
"Emigranti shqiptar ra nga ndërtesa në ndërtim në tre metra lartësi, për shkaqe ende të panjohura dhe mori plagë në kokë të cilat i shkaktuan vdekjen", - thanë burimet policore.
dh.a/NOA