Bruksel, 19 prill, NOA - Në hapësirën ajrore evropiane, sot do të kryhet vetëm gjysma e fluturimeve të parashikuara, për arsye të kushteve kaotike të krijuara në trafikun ajror nga hiri vullkanik i Islandës që u përhap prej disa ditësh në të.
Në një mbledhje krize të ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian dje në mbrëmje, u vendos që këtë të hënë të mund të kryhen përsëri 50 për qind e fluturimeve në Evropë.
Ndërkaq, të dhënat e Eurocontrol parashikon se që prej së enjtes në mbrëmje janë anuluar më shumë se 63.000 fluturime.
Vendimi për realizimin e gjysmës së fluturimeve është marrë pas kërkesës së kompanive të ndryshme fluturimi, të cilat kërkuan rishqyrtimin e urdhrit katër ditor që
pezullonte qarkullimin ajror thuajse në të gjithë Europën.
Vullkani islandez shkaktoi pezullimin e fluturimeve ajrore në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore për ditë të tëra.
n.e/NOA