English

Hyseni: Të hapur për bashkëpunim me Serbinë

Tiranë, 19 prill, NOA - "Përse të mos tregohet vullnet edhe në Ballkanin Perëndimor për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian si një provë besimi se ky rajon mund të rezonohet ndryshe dhe atë të hiqen përfundimisht ndaj tij?"

Kështu ka deklaruar nga Tirana, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij, Ilir Meta, ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni lidhur me çështjen e heqjes së vizave me Bashkimin Evropian.

Më tej, lidhur me bashkëpunimin rajonal, ai tha se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë, përfshi këtu edhe Serbinë, pasi e ardhmja e Ballkanit perëndimor sipas tij, është tek bashkëpunimi.

Duke nënvizuar se Kosova mbetet e hapur për të bashkëpunuar si e barabartë me Serbinë fqinje, Hyseni shtoi se vendi i tij nuk ka asnjë arsye për të parë të ardhmen me optimizëm.

"Periudha pas GJND-së është shumë e rëndësishme dhe ne në Kosovë e shohim këtë periudhë me shumë optimizëm dhe me pritje që do të ketë një avancim të njohjeve të pavarësisë së Kosovës", u shpreh kryediplomati kosovar, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

n.e/NOA

KOMENTE