Angli, 19 Prill NOA - E ardhmja e Carlos Tevez tek skuadra e Manchester City është e pasigurt dhe menjëherë në drejtim të lojtarit janë vënë në ndjekje ekipet e Interit dhe të Realit të Madridit.
Të dy ekipet janë shprehur tepër të gatshme për marrjen e shërbimeve të tij ku vetë argjentinasi ka pasur një diskutim me klubin e City dhe ka kërkuar ndryshimin e kontratës së tij aktuale ku lojtari dëshiron që paga e tij të bëhet nga 7.5 milionë euro që merr në sezon në 9.5 milionë euro.
Duke parë se skuadrat që e ndjekin lojtarin mund t'i ofrojnë atij një shumë akoma më të mirë atëherë ai vetë mund të largohet nga City dhe të ketë destinacion njërën prej tyre.
Në veçanti për argjentinasin ka shfaqur interes Reali i Madridit të cilët pasi janë dorëzuar në pistën Rooney tashmë kërkojnë që të sjellin Tevez në radhët e ekipit të tyre.
Çmimi për blerjen e kartonit të lojtarin në rast largimi nga City është i përcaktuar dhe flitet për një shifër e cila kap vlerën e 60 milionë sterlinash.
r.b/NOA