Bagdad, 19 prill, NOA - Grupi mbikëqyrës i zgjedhjeve në Irak ka urdhëruar rinumërimin manual të votave në Bagdad. Zgjedhjet në Irak u zhvilluan në 7 mars dhe u votua për zgjedhjen e parlamentit të ri.
Zgjedhjet u kontestuan nga kryeministri aktual i Irakut, Al Maliki. Debati për rezultatin e tyre krijoi mjaft tension mes forcave qeveritare dhe atyre të opozitës. Ndërsa nuk munguan akuzat për ndërhyrje të ndërkombëtarëve.
Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se grupi politik i drejtuar nga ish kryeministri, Ajad Allaui, ka fituar 91 nga 325 ulëset në parlament, i ndjekur nga koalicioni i kryeministrit aktual, Al Maliki, raporton Europa e Lirë.
NOA