Tiranë, 19 prill, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni nis sot një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.
Ftesa i është bërë nga zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, ndërsa pritet që Hyseni, pikërisht, takimin e parë në orët e vona të pasdites së sotme ta zhvillojë me homologun e tij Meta.
Ndërkaq parashikohet që ditën e nesërme, ministri Hyseni të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli si dhe nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
NOA-INA