Tiranë, 19 prill, NOA Update - Shqipëria mori vendimin për heqjen e vizave ndaj banorëve të Luginës së Preshevës, duke mos u bazuar në asnjë diskriminim etnik.
Kështu ka deklaruar ndër të tjera, kryediplomati shqiptar Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp me homologun kosovar, Skënder Hyseni, i pyetur nga gazetarët se përse pala shqiptare ua lejoi heqjen e vizave edhe serbëve që banojnë në këtë krahinë.
"Marrëveshja për heqjen e vizave nuk mund të bëhej e përçarë për përkatësisë etnike dhe vendosëm të sillemi si një vend evropian dhe jo duke marrë një vendim mbi bazën e diskriminimit etnik", tha lidhur me një fakt të tillë Meta.
Duke shtuar në fund se "jemi të bindur se edhe Serbia do të ndërmarrë të njëjtin hap gjatë muajve të ardhshëm".
n.e/NOA