English

Kryeministri: Fule kërkoi funksionim të parlamentit shqiptar

Tiranë, 19 prill, NOA Update - Komisionarin për Zgjerim, Stefan Fule, gjatë takimit që pati në Bruksel me kryeministrin Sali Berisha, i kërkoi këtij të fundit funksionimin normal të parlamentit, në kuadrin e plotësimit në tërësi të kritereve politike të Kopenhagenit.

"Në takimin me Fule, ai u ndal me shumë të drejtë në kriteret politike të Kopenhagenit, të cilat janë bazë për një vend evropian. Sa i përket çështjes së parlamentit, u kërkua funksionimi normal i këtij institucioni dhe e sigurova se mazhoranca do të bëjnë përpjekje për një bashkëpunim të gjithanshëm me opozitën", raportoi në konferencë për shtyp, lidhur me një fakt të tillë, kryeministri Sali Berisha.

Duke shtuar se ai i komunikoi komisionerit Fule se "rendi i Shqipërisë zotëron të gjithë kuadrin ligjor dhe procedurat për të bërë transparencë të çdo dokumenti dhe se nuk duhet bërë gjë tjetër, veçse ndjekja e këtyre procedurave ligjore".

"Në të gjitha rastet, u tha se çështja duhet shtyrë para", tha më tej Berisha mbi një fakt të tillë. (vijon) ...

n.e/NOA

KOMENTE