Tiranë, 19 Prill NOA - Kryetari i LSI Ilir Meta priti Anetarin e kryesise se Partise Socialiste Bullgare dhe Zv.Kryetar i Parlamentit Bullgar z.Georgi Pirinski. Meta dhe Pirinski shkembyen mendime per situaten politike ne te dy vendet dhe ne rajon. Meta u shpreh se Shqiperia po perparon drejt BE pavaresisht nga kursi politik qe ka zgjedhur lidershipi i PS.
Me tej Meta dhe Pirinski diskutuan per zhvillimet ne rajon dhe nevojen per vazhdimin e perpjekjeve per bashkepunim intensiv midis gjithe vendeve te tij.
Rendesi e veçante ju kushtua projekteve te medha infrastrukturore qe lidhin dy vendet, sic eshte korridori 8, per te cilin do te zhvillohet edhe nje takim i Ministrave te Transporteve ne rajonit ne Tirane ne datat 29-30 prill.
Meta dhe Pirinski rane dakort per forcimin e marredhenieve midis LSI dhe Partise Socialiste Bullgare ne planin dypalesh dhe ne kuader te partise Socialiste Evropiane.
e.r/NOA