Itali, 19 Prill NOA - Janë 9 muaj, për të cilat është dënuar Adrian Mutu në lidhje me testet e antidoping në të cilat ai rezultoi pozitiv për sibutramina.
Ky është vendimi i dhënë nga gjykata e antidoping në Itali për lojtarin rumun, i cili luan në radhët e Firorentinës.
Pezullimi i tij ka nisur që nga data 29 janar ku Mutu rezultoi pozitiv pas ndeshjes me Barin e cila u luajt më 10 janar dhe në atë të Kupës së Italisë me Lazion.
Duke parë se ky futbollist është dënuar dhe më parë kur luante në radhët e Çelsit, ku atëherë kujtojmë se rezultoi pozitiv për përdorim të kokainës, mund të themi se është një dënim i cili do ta pezullojë atë për një kohë jo shumë të gjatë nga aktivitet futbollistike. ku ka qenë dhe vetë lojtari i cili ka pranuar këtë fakt.
Tashmë afati i skadimit të këtij skualifikimi për Adrian Mutu, përfundon më datë 29, të muajit tetor.
r.b/NOA