English

Një 12-vjeçar shpenzon mbi 1.000 euro të nënës në FarmVille

Londër, 19 prill, NOA - Një djalë 12 vjeç ka shpenzuar më shumë se 1 mijë euro për të rregulluar fermën e tij virtuale në FarmVille, lojë në Facebook me mbi 80 milion lojtarë në botë.

Në fillim ai ka harxhuar të gjitha kursimet e tij 288 sterlina, gati 330 € dhe më pas ka përdorur kartën e kreditit të nënës së tij duke shpenzuar 625 stërlina të tjera, pra më shumë se 700 €.

Blerjet janë vërejtur nga ana e nënës së tij, e cila u bë e vetëdijshme për transaksione të dyshimta në kartën e saj, ndërsa Facebook ka vendosur të mbyllë llogarinë e djalit.

Megjithatë, gruaja nuk do të rimarrë paratë e shpenzuara nga "kujdestari i kopshtit".

Kjo për shkak se adresa nga ku blerjet janë bërë përputhen me të njëjtën adresë ku karta është e regjistruar.

Banka shpjegoi se nëna ka vetëm një mënyrë për të marrë përsëri paratë: të denoncojë djalin në polici, çfarë ka shumë gjasa që ajo të mos e bëjë.

Me të qeshur, punonjësja e bankës i ka këshilluar gruas, se alternativë në këtë pikë do të ishte ideja për të marrë një shtëpi me kopsht e besuar si kujdestar të kopshtit, të vërtetë dhe jo virtual: të birin.

a.k/NOA

KOMENTE