English

Plaçkitnin makinat e parkuara, kapen dy hajdutët fierakë

Fier, 19 Prill NOA - Puna që dinin të bënin më mirë ishte ajo e vjedhjes ndaj nuk kanë kursyer "mundin" që të bastisin ato mjete që u nxjerrin fitim. "Çifti" fierak që policia tha sot se arriti ta zbulojë dhe kapë "me presh në duar", vidhte pasqyrat dhe cd-kasetofonët e makinave, kryesisht "Benz"-a në rrugët e qytetit të Fierit dhe Ballshit, kur ato gjendeshin të parkuara.

Ilia Laska, 20 vjeç, banues ne Fier dhe bashkëmoshatari i tij Klajdi Gjata, janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia e Fierit nën akuzën e vjedhjes në bashkëpunim dhe shkatërrim të pronës.

Nga strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier u be e mundur dokumentimi i plote ligjor i disa vjedhjeve kryesisht kasetofona dhe pasqyra automjetesh, te ndodhura ne qytetet Fier dhe Ballsh dhe venia ne pranga e dy autoreve te dyshuar te ketyre ngjarjeve, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Policia e Fierit.

Arrestimi i tyre u be per arsye se gjatë natës duke gdhirë dita e Hënë, në lagjen "5 Shkurti" në qytetin e Ballshit, janë kapur ne kushtet e flagrancës duke vjedhur pasqyrat anësore te automjetit tip Benz me targe Ë 989 XHD ne pronesi të M.C., u shprhe policia.

po keshtu ne vijim te veprimeve hetimore rezulton se te dy keta të rinj jane autore te dyshuar te thyerjes se xhamave dhe vjedhjes se kasetofonave te automjeteve te meposhtme, te ndodhura ne lagjen "Konferenca e Pezes" ne qytetin e Fierit dhe konkretisht:

- automjetit tip Volvo, me targe FR 4577 C, ne pronesi te shtetasit Xh.K

- automjetit tip Nisan, me targe FR 0894 D, ne pronesi te shtetasit E.S dhe

- automjetit tip Volkswagen me targe FR 7539 B, ne pronesi te shtetasit L.G.

Policia tha se u sekuestruan ne cilësinë e proves materiale automjeti tip Renault me targe VL 1881 C, ne pronesi te Ilia Laska, dy pasqyrat e vjedhura te cilat u gjeten te fshehura ne brendesi te kofanos se ketij automjeti, nje kacavide, nje pince si dhe dy aparate celulare.

Nga strukturat e Hetimit te Krimit ne Drejtorine e Policise Qarkut Fier u be e mundur dokumentimi i plote ligjor i disa vjedhjeve kryesisht kasetofona dhe pasqyra automjetesh, te ndodhura ne qytetet Fier dhe Ballsh dhe venia ne pranga e dy autoreve te dyshuar te ketyre ngjarjeve, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Policia e Fierit.

a.b/NOA

KOMENTE