English

Protestë në Sukth, banorët kërkojnë ujë të pijshëm

Sukth, 19 prill, NOA - Në pasditen e sotme, qindra banorë të bashkisë Sukth kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm si dhe për çmimin e papërballueshëm të energjisë elektrike.

Ata kanë ngritur shqetësimin se fshatra të tëra si Hamallaj, Perlat, Rrushkull e Lagje Kodër nuk furnizohen me ujë të pijshëm, megjithëse çdo muaj atyre ju shkon në derë fatura për të paguar diçka që ata nuk e konsumojnë.

Gjithashtu banorët kanë treguar edhe për varfërinë e madhe që ekziston në këtë zone.

Në mbështetje të protestës së tyre ka qenë edhe deputeti i PS, Gazmir Bizhga i cili ka akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe për korrupsionin galopant.

Ai është shprehur se, qytetarët po përballen sot me faturat e dyfishuara të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm, si dhe me koston e papërballueshme të jetesës për shkak të çmimeve shumë të larta të mallrave të konsumit.

"Listat e borxhlinjve nëpër dyqane janë bërë më të gjata se defteret e Perandorisë Osmane", - është shprehur ai.

n.e/NOA

KOMENTE